| Shtegtimi i «Hyllit tė Dritės» |
| Friday, 31 October 2008 | |
|
Willy Kamsi «Hylli i Dritės»ka qenė e para revistė e botueme nė Shqipnķ, me nji program tė kjartė atdhetar, politik e kulturor, dhe qė u bā shprehja mā e pastėr e intelektualėve katolikė dhe e kryesisė sė Provinēes Franēeskane nė Shqipnķ, pėrfaqėsuesit e sė cilės qenė jo vetėm drejtori i saj Įt Gjergj Fishta, por madjč nji plejadė letrarėsh, gjuhėtarėsh, folkloristėsh dhe ekonomistėsh qė nderuen jo vetėm Provinēėn Franēeskane por edhe Kombin. Tue i hjedhė nji sŷ pėrmbajtjes, tė pasqyrueme nė 20 vjetėt e jetės sė tij, kemi me pasė nji shembėlltyrė tė larmisė sė shkrimeve, studimeve e bashkėpunimeve tė ndryshme qė mbushin faqet e kėsaj reviste. Prej veprimtarisė botuese shumėvjeēare mendojmė se duhen qitė nė pah jo aq arsyet dhe argumentat qė i dhanė shkas kėtij botimi, sepse pėr kėtź flet mjaft kjartė me shkrimet qė pėrmban, por mā fort shkaqet qė sollėn bukur mirė dż herė pezullimin e tij dhe herėn e tretė ndalimin, rreth gjysmė shekulli, nga ana e regjimit komunist, antishqiptar, antikatolik, nė mos shprehje e nji antikulturėsie tė posaēme e tė skajshme. Trķ janė periudhat nė tė cilat zhvilloi veprimtarinė e vet botuese Hylli i Dritės. 1. Periudha e parė (1913-14), do mbajtė si nji periudhė paraqitjeje e sprove, tue pasė parasysh se āsht hera e parė qė nė Shqipnķ botohet nji revistė me nji nivel tė tillė kulturor. Āsht e pįmohueshme se qysh me fashikujt e parė, trajtohen argumenta qė kanė lidhje me formimin qytetės e atdhetar tė shqiptarėve, tė frymėzuem gjthashtu nga parime tė krishtena, sikurse āsht e kjartė se duhej tė ishte. Diskutohet aftėsia e shqiptarėve pėr me organizue shtetin e vet mbas pesė shekujsh pushtimi tė huej, dhe marrėdhaniet nė mes lirisė e klerit katolik, nė mes kombėsisė e fesė e kaq probleme tė tjera tė cilat, nė mėnyrėn se si trajtohen, kanė qellimin kryesor qė me nisė, moralisht e nė mėnyrė vepruese, nji mėnyrė tė ré pėr me kuptue marrėdhaniet nė mes individit e shtetit, nė mes shoqnisė e shtetit. Nuk mungojnė as shkrimet me sfond historik, kulturor e nė disa rasa gjuhėsor, tue i vū nji thekės nevojės qė, me vend, gjuha shqipe tė pėrfshihet me drejtė tė plotė nė disa shkolla nė tė cilat trajtohej si gjuhė e kategorisė sė dytė, dhe shģ kur tashma ishte shpallė pavarėsia e Shqipnisė. Pėrveē kėsaj āsht i kjartė, ndėr faqet e tija, nji qendrim fort polemik qė kurr nuk ka me mungue nė krejt kohėn nė tė cilėn zhvilloi veprimtarinė e vet botuese. Jashtėzakonisht e randėsishme dhe fort informuese āsht rubrika kushtue lajmeve tė mbrendshme e tė jashtme qė, tė paraqituna prej drejtorit tė saj Įt Gjergj Fishta, pasqyrojshin qendrimin ndaj politikėn ndėrkombtare tė mbajtun prej ambjenteve atdhetare e nacionaliste, tė pėrfaqėsueme prej Etėnve Franēeskanė, tė cilėt patėn nj meritim tė kjartė nė kėtź kah. Dhe tash tė vijmė te shkaku i pezullimit tė Hyllit, pezullim i dashtun prej Fuqive tė pranishme nė Shkodėr nė atė 1914 tashmā tė largėt. Politika e dyshimtė e Fuqive Europiane, tė zhytuna nė grindjet e tyne qė ēuen te shpėrthimi i Luftės sė Parė Botnore, politikė e tė shohim e bajmė, politikė e intrigės, politikė e tė mos marrjes seriozisht tė sa kishte qenė vendosė shģ prej tyne pėr nji vend si Shqipnia, qė po pėrpiqej tė shndėrrohej nė nji shtet tė rregullt e tė qytetnuem, shkaktuen reagimin e pezmatuem tė drejtorit tė kėsaj reviste, Atit Gjergj Fishta, cili ndonse nuk e nėnshkruen shkrimin āsht e kjartė se āsht autori i tij. Qysh prej titullit e e kemi tė kjartė pėrmbajtjen: Nji komedķ e pandershme e shekullit XX. Mbasi tė lexohet shkrimi i sipėrthanun pranohet se sa āsht e drejtė dhe e saktė ēka āsht parashtrue nė tź. Pėr mā tepėr, mutatis mutandis i pėrshtatej pikė pėr pikė gjendjes sė disa vjetve mā pėrpara nė Bosnje, politikės ndėrkombtare ndaj atė popull tė martirizuem. Skam ēka tė shtoj. Secili tė marrė mundimin e tė lexojė, mbas plot 80 vjetėve, nji shkrim tė 1914-s e ka me u prekė tue pį se sa āsht aktual nga ēdo pikėpamje. Mbasi Fuqitė e asaj kohe nuk patėn se si tiu pėrgjegjen nji sė vėrtete therėse, qė rrezatonte prej pendės sė Įt Fishtės, nuk dijtėn tė bajnė tjetėrgjā veēse ta mbyllin atė botim heroik e krenar si qe Hylli i Dritės, i cili, atź qė duhej thanė, dinte me e thanė nė kohėn e duhun e nė tonin e pėrshtatshėm. 2. Periudha e dytė, qė shkon prej 1921 deri 1924, tue qenė periudha mā demokratike e historisė shqiptare, pau zhvillimin e nji veprimi tė gjallė nė dobķ tė forcave mā tė shėndosha tė kombit. Kujdes parėsor ka qenė: me e mprojtė shtetin e rilindun shqiptar prej tė kėqijave tė jashtme e sidomos tė mbrendshme. Qiten nė pah pėrbāsit aktivė, e nė mėnyrė tė veēantė ata legjislativė dhe ekzekutivė, si janė parlamenti dhe qeveria, si dhe mėnyra pėr me i vū nė lėvizje. Ndryshe prej periudhės sė parė vehet oroe drejtimi kah nji pėrgatitje demokratike e qytetarit. Theksohen subjekte sikurse ndėr tė tjera rilindja shpirtnore e individit, njisķ mė vete e pėrbāse e shoqnisė, tue vū nė dukje njikohėsisht se cili āsht ideali i Shqiptarit. Argumentat e trajtuem shtrihen nė fusha tė ndryshme, nė tė cilat shkrimet i pėrshkon kritika ndėrtimtare, e kurrsesi nihiliste. Pėrveē kėtyne zhvillohen argumenta me sfond kulturor, e sidomos nė lidhje me shkollat e ditės e tė natės, me mėsimin nė pėrgjithėsķ, problem i randė pėr me u zgjidhė, me ēėshtjen puntore, me moralin publik. Nji vend u ruhet traditave, tue qenė se nji ndėr kujdeset kryesore tė atyne qė botuen Hyllin ishte kryesisht vlerėsimi i sė kaluemes pėr me pėrmirėsue frymėn e veprėn e sė tashmes. Nė qershorin e 1924-s nji revolucion demokratik, i udhėhequn prej Fan S. Nolit, Luigj Gurakuqit e Bajram Currit, pėrmbysi regjimin e Ahmet Zogut dhe tė bejlerėve. Mbas gjashtė muejsh tė qeverimit demokratik, me kthimin nė pushtet tė forcave regresive tė pėshtetuna prej sė jashtmi, detyrimisht u desht tė pezullohej botimi, tue pritė kohė mā tė mira, mbasi kjo revistė kishte mbajtė, me shumė gjallnķ, anėn e demokracisė. 3. Periudha e tretė (1930-1944) pau pėrhapjen dhe imponimin e mendimit katolik nė fushėn e kulturės, tue e ēue Hyllin nė nji nivel tė tillė sa me pasė pėlqimin e ēmimin e rretheve shkencore e kulturore jo vetėm kombtare por edhe ndėrkombtare; pau nji pėrparim qė prirej te pėrballimi dhe zgjidhja e anėve pak tė njohuna ose tė panjohuna tė historisė, tė letėrsisė, tė gjuhės, tetnografisė e tė folklorit shqiptar. Āsht paraqitja bā lexuesve, e kryesisht studjuesve, i tė gjitha atyne qė mund tė qiteshin nė pah e qė mund ti nėnshtroheshin nji diskutimi. Jo mė kot ndėr bashkėpuntorėt e tij mbahen me tė tjerė emna nė shźj si prof. Norbert Jokl, Georg Stadtmüller e tė tjerė si kėta. Edhe nė ketė periudhė, vetėm tue pėrshkue disa tituj, tue zgjedhė simbas rasės, pėr mos me ra nė nji rreshtim shterp titujsh, mund tė kemi nji idé sidoqoftė tė zbehtė tė pasunisė sė argumentave tė trajtuem, ndėr tė cilėt: Atdheu e shteti nė konceptimin katolik, Pėrsa i takon gjuhės letrare, Feudalizmi nė Ballkan dhe efektet e tija gjatė sundimit otoman, Laicitet o bolshevizėm ?, Nė prehnin e nanės trajtohen kombet. Kurse familja pėrcaktohej, pėr ēka āsht njimend, si shkolla e parė e fėmijės, dhe gjthashtu si krijuesja mā me vlerė e kulturės. Pėrveē kėsaj, pėr studimin e shpirtit tė Shqiptarit, me shumė randėsķ janė Valė mbi valė dhe Urti e burrni ndėr banorėt e Cemit qė kanė pasė si autor tė paharruemin e tė dijtunin Įt Anton Harapi, vrį mizorisht prej komunistėve. Komunizmi qe pėrballue papushim, tue vū nė dukje gjithė kalbėsinėn e mbrendshme qė gjindet nė tź, e tė sė cilės kemi qenė dėshmitarė tue e pasė jetue atė njimendėsķ. Prandej nuk janė pak artikujt qė i kundėrvehen asaj propagandė nė Shqipnķ me synimin qė tė ndriēohej opinioni publik, i mashtruem prej reflektimit mashtrues tė nji mirėqenjeje tė rrejshme. Qendrimi i premė i Etėnve Franēeskanė kundėr nji ideologjie qė kthente nasgjā personalitetin njerzor, i pasqyruem nė njmendėsinė e vet ndėr faqet e Hyllit tė Dritės, pėrftoi pashmangshėm reagimin e menjihershėm e rranjėsuer tė regjimit komunist, qė u vendos nė Shqipnķ aty kah fundi i Luftės sė Dytė Botnore. Nė 1944 do vū nė dukje fjala e Įt Anton Harapit, nė tė cilėn bahet nji analizė e mprehtė e gjendjes nė Shqipnķ nat ēast tė caktuem, tue pasė gjithnji parasysh tė mirėn ma tė naltė tė Atdheut, jashta antagonizmave partish. Sidoqoftė, pėrveē komunizmit, njiheri dėnohet edhe nazismi. Mė 1938 pushtimi i Austrisė, i ashtuquejtuni Anschluss nga ana e Gjermanisė naziste, shkaktoi reagimin e Gjon Kamsit me nji dėnim tė shprehun me artikullin Austria ndrroi jetė, njena ndėr protestat e pakėta, nė mos e vetmja, nė shtypin shqiptar. Tue vijue shikimin tonė tė pėrgjithshėm āsht e kjartė se tradita katolike, e trajtueme gjanėsisht me dokumentat e zbuluem nė arkiva tė ndryshėm, sidomos tė Vatikanit e tItalisė e nėpėrmjet shkrimeve qė anambraptas bājshin historinė e Shqipnisė, ven nė pah pėrbāsėt e ndryshėm tė nji baze kulturore katolike dhe prendimore tė popullit shqiptar. Nji sprovė kemi te Vepra arsimore e franēeskajve nė Shqypnķ nė shekulln XVII, Vepra kulturore e katolikėve nė Shqipnķ, Shtypi franēeskan nė Shqypnķ, kurse nė nji shkrim tjetėr pėrballohet ēėshtja e elementave fetarė nė Shqipnķ. Nji vend tė dukshėm zanė arbėreshėt. Kujtohet e shtrohet rishtas nė vemendjen e lexuesit vepra e kaq arbėreshve qė dhanė ndihmesėn e tyne pėr ruejtjen e atyne vlerave shpirtnore, qė banė tė mundun mbijetesėn e tyne nė nji ambjent krejt tė huej. Tekstet italo-arbėreshe tė prof. Ēabejt kanė qenė nji kontribut me vlerė nė fushėn e studimeve kushtue botės arbėreshe. Nji monografi me shumė randėsķ, nė faqet e kėsaj reviste, qe Pėr gjenezėn e literaturės shqipe tė prof. Eqrem Ēabejt e cila pat jehonė nė botėn e letrave. Pranė saj mund tė vemė Fjalorin toponomastik tė Gelasius-it (pseudonim i Dom Nikollė Gazullit, shkencėtar i vrįmė prej komunistėve), e mandej Gjurmime tė nji moji nė Romė e Dorėshkrime tė Bibliotekės Nacionale tė Parisit tė prof. Filip Fishtės, studjues dhe gjurmues nė shźj nė lamėn e albanistikės (i dėnuem me burgim, ndėr tė tjera, pėr studimin Kosova pėr historķn e letėrsķn kombtare). Prof. Athanas Gegaj, autor i LAlbanie et linvasion turque au XVe sičcle, botue nė Louvain (Belgjikė) me 1937, i jep ndihmesėn e vet studimeve skanderbegiane, sikurse bajnė edhe Įt Gjon Shllaku (tjetėr shkencėtar i pushkatuem prej komunistėve) dhe Įt Rrok Gurashi (i burgosun prej komunistėve). Gjithė kjo vepėr atdhetare e Franēeskanėve Shqiptarė pruni, nė mėnyrė tė pashmangshme, kundėrveprimin e menjihershėm dhe rranjėsor tė regjimit antikombtar komunist, posa ky e pushtoi vendin, me pėrkrahjen aktive tė anmiqve tė kombit shqiptar. Dhe nuk qe vetėm rasa e mbylljes sė Hyllit tė Dritės, kjo qe shoqnue me plojėn e tė gjithė bashkėpuntorėve tė kėsaj reviste, me nji humbje tė pallogaritshme pėr kulturėn e shkencėn shqiptare, humbje qė āsht e vėshtirė tė ndreqet sot. Erdhi koha e ringjalljes sė Shqipnisė dhe nė vjetin 1993, me nismėn e franēeskanit Įt Zef Pllumi, fillonte rishtas botimi i kėsaj reviste. U mendue se kohėt e kėqija kishin kalue, por nuk ishte ashtu. Erdhi 1997-a, vjeti i grushtit tė shtetit komunist, qė pėrgjaku e shkatrroi shtetin shqiptar. Kėshtu pėr tė katėrtėn herė pushoi sė botuemi Hylli, qė kaq i kishte dhanė ringjalljes sė kombit mbas pushtimit turk. Nė vjetin 2006, nė vjetin e njizetegjashtė tė jetės sė vet, pėr tė pestėn herė kemi ringjalljen e kėsaj reviste. U ringjall prej hinit tė vet, sikurse Phoenix-i mitik, dhe e bani mbas 93 vjetėsh, me gjith ndeshtrashat qė e kanė pėrsjellė nė jetėn e vet, tue ndjekė tė njajtin program dhe tue synue qė nėpėrmjet fesė, kulturės dhe dijes me i dhanė nji trajtė shpirtnore njeriut shqiptar tue qenė me tė vėrtetė Votėr kulture shqiptare.
Shenjim:
Shkrimi i masipėrm asht botue si parathanje e veprės sė studjuesit W. Kamsi me titull: «Hylli i Dritės» 1913-1944. Bibliografķ kronologjike, Botime Franēeskane, Shkodėr 2008. Titulli Shtegtimi i «Hyllit tė Dritės» asht redaksional, i pėrshtatun pėr sitin e revistės.
|