Pjesė prej librit:Rrno vetėm pėr me tregue, botim II, Tiranė 2006.
(nga Pjesa I)
Vjeti 1944
Lufta e Dytė Botnore ishte kah mbarimi. Ushtritė gjermane nėn presionin e vazhdueshem tė aleatve, qė randohej pėrditė e mā tepėr, filluen terhjekjen e pėrgjithshme nga tė gjitha frontet pėr tu pėrqendrue nė Gjermani. Natyrisht shtrohej ēashtja se kush do ta merrte pushtetin mbas largimit tė trupave gjermane. Kėto kishin ardhė nė Shqipnķ nė Shtatorin e 1943, kur u dorzuen ushtritė italiane tardhuna me 7 Prill 1939. Italia u nxuer prej luftet. Nji asamble e shqiptarve u mblodh nė Tiranė dhe emnoi nji qeveri kombėtare me nji regjencė prej katėr vetėsh nė krye. Kjo mbeti gjithmonė e diskutueshme, sado qė mbante ndėr duer tė pasigurta frenat e pushtetit ligjor. Pretendentat kryesorė tė pushtetit ishin Balli Kombėtar, Legaliteti (monarkistat) dhe Partia Komuniste emėshefun mbas emnit tė Frontit Nacional-ēlirimtar. Tė gjitha kėto organizata ose parti politike i kishin nė ilegalitet forcat e veta gjysmė ushtarake-vullnetare, sikur pėr tė luftue pushtuesin e huej, por mā shumė se kundra gjermanve ato luftojshin ndermjet vedit pėr tė marrė pushtetin sa tė mbaronte lufta. Ndėr tė gjitha kėto forca mā e organizuemja paraqitej ajo qė drejtohej prej komunistave, e cila pajisej me armė nga ajri prej anglo-amerikanėve...
Ishte nji e merkurre, vjeti 1918. Si dita e tregut qi ishte, Pazari vlote në fund e në mâjë. Ura e Drinit e Ura e Buenës, sa ku mujshin me bajtë qitshin e perciellshin nierz, kual, qerre, të pangarkueme e të ngarkueme me gjithshka mund të vijë prej katundit në qytet. Rruga prej Shkodre në pazar, rrihte plym, edhe ajo, me karroca e me gjâ të gjallë, me qytetas e malcorë, qi varg e vister msyjshin pazarin. Nder drithna s’kishe ku m’e qitë kokrren e melit; djathnat, plot e per maje me shitsa e blesa, me bakalla, sengserë, hamallica e tjerë, turlì range e rendi shoqnuer; në sqelë e në breg të Buenës, në mjes të nji ere peshku e të nji ere së randë myku, shitej peshku me tellall; peshku qitej n’ankand, shitej grumull, e u blete prej t’interesuemve, qi grumullue krye më krye, rrishin per rreth nji suljes, tue pritë fjalen, qi me zâ të naltë, thote tellalli: Kaq i muer filani! Blesi mandej, e çote në dugajë e e shitëte me okë të peshueme.